Ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Wolfgang Ischinger, ka thënë se është kënaqësi të shohësh se si ideja bazë e “Trojkës” po diskutohet si një formë e re e propozimit frank-gjerman për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ischinger, siç edhe e ka potencuar në një intervistë për T7 dhe Gazetën Express të dhënë gjatë muajit tetor, fajtori kryesor pse propozimi i Trojkës kishte dështuar në vitin 2007 është kreu i diplomacisë ruse, Sergeri Lavrov.
Ischinger: Në 2007 propozimi i Trojkës dështoi faji i Lavrovit, mirë që plani franko-gjerman bazohet aty
Ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Wolfgang Ischinger, ka thënë se është kënaqësi të shohësh se si ideja bazë e “Trojkës” po diskutohet si një formë e re e propozimit frank-gjerman për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.
Ischinger, siç edhe e ka potencuar në një intervistë për T7 dhe Gazetën Express të dhënë gjatë muajit tetor, fajtori kryesor pse propozimi i Trojkës kishte dështuar në vitin 2007 është kreu i diplomacisë ruse, Sergeri Lavrov.
“Është kënaqësi që ideja bazë e propozimit tonë të Trojkës nga viti 2007 po diskutohet në një formë të re si nismë gjermano-franceze për çështjen e Kosovës. Ajo rrjedh nga kontrata bazë e shkëlqyer për dy Gjermanitë e Egon Bahr nga viti 1972 dhe dështoi në fund të nëntorit 2007 për shkak të një personi – Sergej Lavrov!”, ka shkruar Ischinger.