image Isa Mustafa reagon për ish-spiunin e BIA-s që u bë deputet i Kosovës - Sinjali

Reagim/ Isa Mustafa reagon për ish-spiunin e BIA-s që u bë deputet i Kosovës

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa teksa ka folur për krijimin e një koalicioni të mundshëm mes partisë së tij dhe VV-së, ka folur edhe për deputetin e ri nga Lista Serbe.

Bëhet fjalë për deputetin e ardhshëm, Branislav Nikolic, i cili kishte qenë spiun i BIA-s.

 “Ne me keqardhje e kemi marrë këtë informatë që dikush që konsiderohet se ka qenë punëtor i BIA-s serbe të vijë të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk është në fuqinë e as në vullnetin e LDK-së. Me qenë në vullnetin tonë kjo nuk do të kishte ndodhë, mirëpo ligji dhe Kushtetuta duhet të veprojë, ashtu siç vepron ligji ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka thënë Mustafa.

Branislav Nikoliq, kishte qenë këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2016. Pasi ishte publikuar se Nikoliq kishte qenë spiun i BIA-s, Thaçi e kishte shkarkuar atë.

Në fakt lidhjet e Thaçit me Nikoliqin kishin qenë edhe të më hershme. Para se të emërohej këshilltar i presidentit, ai kishte qenë anëtar i bordit të postës i emëruar nga Thaçi./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin