image Irani shpërblen me 80 milionë dollarë kushdo që vret Donald Trumpin - Sinjali

Hakmarrje/ Irani shpërblen me 80 milionë dollarë kushdo që vret Donald Trumpin

news image

Autoritetet iraniane shpërblejnë me 80 milionë dollarë për këdo që e vret presidentin amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit dha urdhër për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Ky çmim për kokën e Trumpit u vendos gjatë ceremonisë së funeralit të Soleimanit.

Gjatë funeralit, që transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të Iranit, u deklarua se 1 dollar do të jepen në tavolinë nga çdo iranian në vend për këdo që vret presidentin amerikan.

“Irani ka 80 milionë banorë. Duke u bazuar në popullatën iraniane, ne dëshirojmë të mbledhin 80 milionë dollarë si shpërblim për kokën e Donald Trump”, thuhej në komunikatë.

Soleimani u vra të premten në një sulm me dron mbi eskortën e tij në aeroportin e Irakut, nga forcat amerikane.

Sulmi çoi tensionet mes Iranit dhe SHBA’së në një territor të pashkelur deri më tani. Përfshirja në një luftë mes dy shteteve do të prekte të gjithë Lindjen e Mesme, shkruan Mirror.

Irani ka paralajmëruar një hakmarrje ndaj amerikanëve pas sulmit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin