image Irani paraqet vrasjen e rreme të Trumpit

Botë

Video/ Irani paraqet vrasjen e rreme të Trumpit

news image

Agjencia iraniane e lajmeve FARS ka publikuar një video ku tregon vrasjen e rreme të presidentit amerikan Donald Trump.

Videoja vjen në një kohë kur Teherani ka premtuar “hakmarrje” për vrasjen e komandantit të Përgjithshëm Qasem Soleimani.

Videoja tregon një ngjarje nga jeta reale nga Nevada në 5 nëntor, ku Trump ishte dërguar nga frika se dikush në publik ishte një revole dhe videoja e rreme tregon se si një sulmues qëllon Trump, i cili më pas është hequr nga podiumi.

Në fillim të video-klipit thuhet se “Nëse SHBA fillojnë luftën, ne do t’i japim fund”.

Videoja tregon sulmuesin duke qëlluar në Trump dhe më pas duke vazhduar të shtënat pasi dy truproja filluan ta heqin atë nga skena dhe më pas të tre bien nga goditjet me plumba./Gazeta Sinjali/

https://twitter.com/MEMRIReports/status/1214447376645144576?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1214447376645144576&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.com%2Firani-krijon-videon-e-vrasjes-se-donald-trump%2F