Vanessa Trump, ish-gruaja e Donald Trump Jr, djalit të madh të presidentit amerikan, u diagnostikua me kancer në gji, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.
“Ndërsa ky nuk është një lajm që askush nuk e pret, unë po punoj ngushtë me ekipin tim mjekësor për një plan trajtimi“, shkroi ajo në Instagram të mërkurën.
Vanessa Trump tha se iu nënshtrua një procedure mjekësore në fillim të kësaj jave dhe i kërkoi publikut të respektojë privatësinë ndërsa përqendrohet te shëndeti dhe rikuperimi i saj, shkruan BBC.
Ajo u nda nga Donald Trump Jr, me të cilin ka pesë fëmijë, në vitin 2018. Vanessa Trump dhe golfisti profesionist amerikan Tiger Woods njoftuan se ishin në lidhje vitin e kaluar, transmeton Sinjali.
“Po qëndroj e përqendruar dhe plot shpresë, ndërsa jam e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes sime, fëmijëve të mi dhe atyre që janë më afër meje. Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj, kjo me të vërtetë do të thotë më shumë sesa mund ta shpreh“, tha Vanessa Trump.
Postimi i saj në rrjetet sociale mori qindra mesazhe mbështetjeje, përfshirë edhe nga Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit.
“Duke u lutur për forcën tënde të vazhdueshme dhe një shërim të shpejtë. Të dua mami”, shkroi ajo në postimin e Vanessa Trump.
Vanessa Trump, një ish-modele, u prezantua me ish-bashkëshortin e saj nga presidenti i tanishëm në fillim të viteve 2000.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!