Pas takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me zyrtarë të sigurisë kombëtare për të marrë një “vendim përfundimtar” mbi luftën me Iranin, zyrtarët në Teheran kanë këmbëngulur se “nuk është arritur ende një mirëkuptim përfundimtar”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka folur në televizionin shtetëror iranian mbrëmjen e djeshme, pas një postimi të presidentit amerikan në rrjetet sociale.
Në deklaratat e raportuara nga mediat shtetërore, ai tha se palët vazhdojnë bisedimet, por se ende nuk është arritur një marrëveshje.
Baghaei gjithashtu reagoi ndaj postimit të Trump në Truth Social, ku presidenti amerikan tha: “Irani duhet të pajtohet se nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.”
“Ne i thamë lamtumirë gjuhës së ‘duhet’ 47 vjet më parë. Asnjë palë perëndimore, kur flet për Republikën Islamike të Iranit, nuk mund të përdorë gjuhën e ‘duhet’. Ne i marrim vetë vendimet tona në bazë të interesave dhe të drejtave të popullit iranian”, tha ai.
Ai kritikoi gjithashtu bllokadën amerikane dhe përsëriti qëndrimet e mëhershme të Teheranit, duke vënë në dyshim besueshmërinë e deklaratave të Uashingtonit.
Baghaei theksoi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për “anije armiqësore”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!