image Irani dyshohet se e sulmoi konsullatën amerikane në Irak, konflikti në Lindjen e Mesme merr rrjedhë të papritur

Botë

Irani dyshohet se e sulmoi konsullatën amerikane në Irak, konflikti në Lindjen e Mesme merr rrjedhë të papritur

news image

Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën amerikane në Erbil të Irakut janë nisur nga Irani.

“Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.

Më i rendësishmi prej tyre ishte pikërisht Qaseem Soleimani, i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak.

Paraprakisht mësohet se nga sulmi nuk pati viktima.

Më herët SHBA-të janë goditur nga policët në Irak dhe Siri të mbështetur nga Irani dhe ky sulm është i pari në shumë vite që vjen direkt nga toka e Iranit.

/GazetaSinjali/