Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor, raporton Gazeta Sinjali.
Suspendimi i tij u rekomandua, pasi që nënkoloneli po dyshohet për “Ushtrim të ndikim” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Ushtrim ndikimi’ dhe ‘Zbulim i fshehtësisë zyrtare'”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
IPK bën të ditur se rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore, përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit./Gazeta Sinjali/