Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë që punojnë në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, IKP’ja ka bërë më dije se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë që të gjithë punonjës në policinë kufitare në Drejtorinë Rajonale Kufitare “Veriu”.
Ndaj zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar procedurë hetimore paraprake me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftim.