image IPK ndryshon komunikatën: Polici i arrestuar nuk dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën

Siguri

IPK ndryshon komunikatën: Polici i arrestuar nuk dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën

news image

Një zyrtar policor në Gjilan ka përfunduar në prangat e Inspektoratit Policor të Kosovës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse në komunikatën ku u njoftua për arrestimin dhe suspendimin e tij, IPK kumtoi se zyrtari policor i arrestuar dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, një gjë e tillë është mohuar në një sqarim të këtij institucioni.

Komunikata e parë e IPK-së për këtë rast

Në një kumtesë të dytë, IPK sqaron se polici i arrestuar nuk dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën.

“Në kuadër të kësaj, bazuar në hetimet e deritashme  i  dyshuari nuk dyshohet të ketë pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti”, thuhet në sqarim. /Gazeta Sinjali/