image Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur në Gjilan

Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur në Gjilan

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor të dyshuar për veprën penale “Sulm seksual”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të IPK-së, zyrtari policor i arrestuar dyshohet po ashtu se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, e cila është viktimë e këtij rasti.

“Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare)  dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative, inspektorati njofton se i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/