image IPK konfirmon për Sinjalin fillimin e hetimeve për arrestimet në aksionin e PSD-së

Siguri

IPK konfirmon për Sinjalin fillimin e hetimeve për arrestimet në aksionin e PSD-së

news image

Sinjali raportoi pak më parë se mbikëqyrësi i zyrtarëve policorë që arrestuan sot tetë zyrtarë të Partisë Socialdemokrate është suspenduar.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për Sinjalin se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

“Hetuesit e IPK-së pas pranimit të ankesës dhe informacioneve kanë ndërmarrë veprime hetimore preliminare duke përfshirë edhe daljen në vendin e ngjarjes dhe për të njëjtat veprime është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Veprimet tjera pritet të ndërmirren në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në përputhje me misionin ligjor të IPK-së“, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Sinjalin.

Ndërsa Policia njoftoi se përveç mbikëqyrësit të suspenduar, edhe ndaj mbikëqyrësve të tjerë është inicuar procedurë disiplinore.

“Në këtë fazë ndaj mbikëqyrësit i cili ka menagjuar me veprimet policore është shqiptuar masa e suspendimit, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/GazetaSinjali/