image IPK jep detaje për supsendimin e komandantit dhe pesë zyrtarëve tjerë policorë

Drejtësi

IPK jep detaje për supsendimin e komandantit dhe pesë zyrtarëve tjerë policorë

news image

Për suspendimin e komandantit të policisë, Kristë Gjokaj, kapitenit B.P, rreshterit G.B dhe policëve M.U, A.I dhe Sh.L, për të cilët raportoi ekskluzivisht Sinjali, ka reaguar edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Njoftimi i plotë i IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga  disa zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjakovë.

Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime hetimore dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” .

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës  (një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë) deri në përfundim të këtij hetimi penal.