Dy institucionet shtetërore, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, transmeton Sinjali.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti kanë nënshkruar këtë marrëveshjen, me të cilën synohet thellimi i bashkëpunimit në mes dy institucioneve për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor. /GazetaSinjali/