image Ipeshkvi Dodë Gjergji uron myftiun Tërnava për festën e Kurban Bajramit

Kosovë

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron myftiun Tërnava për festën e Kurban Bajramit

news image

Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka uruar besimtarët myslimanë për festën Kurban Bajramit.

Këtë festë ai e ka cilësuar si bashkim ndërvllazëror.

Kështu tha ai gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Gjergji tha se në këtë festë duhet të lutemi për ata që kanë vdekur gjatë pandemisë.

“Sakrifica është vlera dhe vërtyti i secilit besimtarë dhe dimë t’i kushtojmë rëndësi të veçantë. Është moment i mirë që në këtë dite feste bashkë festojmë dhe të lutemi për ata që kanë shkuar në amshim si pasojë e pandemisë”, tha ai.

/GazetaSinjali/