image Inxhinierja apel shqiptarëve: Fshijeni aplikacionin e tërmetit nga telefoni

Aplikacione

Shqipëri/ Inxhinierja apel shqiptarëve: Fshijeni aplikacionin e tërmetit nga telefoni

news image

Inxhinierja shqiptare, Luljeta Bozo, ka kërkuar që shqiptarët ta fshijnë nga telefoni aplikacionin i cili njofton për goditjet e tërmeteve.

Sipas saj, ky aplikacion vetëm nxitë panikun te qytetarët edhe për pasgoditje, magnituda e të cilave, siç thotë ajo, për ndërtuesit nuk është asgjë.

Bozo, gjithashtu kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri.

Ajo tha se kjo duhet bërë duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë e 26 nëntorit.

 “Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë. Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është. Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune. Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu”, tha ajo për mediat në Shqipëri./Gazeta Sinjali/