Kosova është renditur e fundit në statistikat e Institutit Ndërkombëtar të Stockholmit për Hulumtime Paqësore se sa kanë investuar shtetet në Ballkanin Perëndimor në ushtritë e tyre gjatë vitit 2020. Në këtë listë Serbia është bindshëm e para.
Serbia ka investuar 919 milionë euro në forcat e armatosura, kurse Kosova 65 milionë euro, bazuar në një grafikë të nxjerrë nga REL në gjuhën serbe.
Në vendin e dytë, në këtë rajon, për investime, por larg Serbisë, është Bosnje-Hercegovina me 138 milionë euro. I treti është Mali i Zi me 129 milionë euro, kurse e katërta, një vend para Kosovës është Maqedonia e veriut me 84 milionë euro.
Sa i përket investimeve në gjithë botën, kampione mbetet SHBA-ja. Ajo gjatë vitit të shkuar ka investuar 638 miliardë euro, derisa Kina është e dyta me 206 miliardë euro.