image Investim 'për ngut' - Me një gabim në shqip dhe një në anglisht, Haskuka e përuroi Muzeun e Dëshmorëve

Kosovë

Investim ‘për ngut’ – Me një gabim në shqip dhe një në anglisht, Haskuka e përuroi Muzeun e Dëshmorëve

news image

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka përuruar Muzeun e Dëshmorëve në Prizren.

Por siç duket ky investim është bërë për “ngut”.

Ajo që bie në sy në këtë përurim janë dy gabime. Njëri gabim drejtshkrimor sepse është shkruar “Muzeu i Dëshmoreve”, që nënkupton vetëm gjininë femërore.

Kurse gabimi tjetër është në pjesën e shkruar në gjuhën angleze.

Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, të publikuar nga Haskuka, është shkruar “Martys” në vend të “Martyrs”, që në shqip i bie dëshmorët.

Postimi i Haskukës në Facebook.

“22 vite pas përfundimit të luftës, Kosova për herë të parë u bë me Muze të Dëshmorëve, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponente të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ditën e Çlirimit të Prizrenit, sot së pari filluam duke bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Pastaj, bashkë drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, deputetët e Kuvendit të Kosovës, familjet e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta dhe drejtorët komunalë e përuruam Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë.Vizitorët e këtij muzeu, nga sot, do të mund t’i shohin të grumbulluara në një vend dokumentet që e dëshmojnë gjenocidin e kriminelëve serbë në Kosovë, ku aktualisht janë duke u ekspozuar mbi 215 biografi individuale të dëshmorëve të rënë, hartat rajonale të operacioneve të UÇK-së, si dhe po ashtu filma dokumentarë kushtuar dëshmorëve.Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht, me të gjithë institucionet e vendit, familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta, për ta pasuruar sa më shumë këtë muze me dokumente të tjera.Serbia, gënjeshtrat e saja për Kosovën i përsëritë çdo ditë, ndërkaq Kosova, të vërtetat e saja për Serbinë, nuk po i përsëritë pothuajse fare. Në këtë drejtim, uroj që kjo muze përveçse të shërbejë për dokumentimin e krimeve të serbe, po ashtu le t’i shërbejë gjeneratave të reja për t’u njohur me historinë e lavdishme të UÇK-së dhe popullit shqiptar”, ka shkruar Haskuka.

/GazetaSinjali/