image Inva Mula do të mbajë koncert humanitar në Durrës

Muzikë

Muzikë/ Inva Mula do të mbajë koncert humanitar në Durrës

news image

Sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, ka paralajmëruar se do të mbajë një koncert humanitar në qytetin e Durrësit.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Mula ka njoftuar se koncerti do të mbahet më 7 dhjetor në teatrin e qytetit të Durrësit, i cili ka për qëllim grumbullimin e parave për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Sporanoja u ka bërë thirrje edhe artistëve të tjerë të bëhen pjesë e këtij koncerti humanitar.

Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 40 viktima nga tërmetet që goditën Shqipërinë./Gazeta Sinjali/