Ka filluar intervistimi i kandidatëve për rektor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Secili prej kandidatëve do t’i ketë 20 minuta për ta paraqitur programin e tij, e më pas do të përgjigjen në pyetjet nga Këshilli Drejtues.
Pas përfundimit të këtij procesi, në rend dite është votimi për zgjedhjen e rektorit.
Javë më parë me 8 vota për dhe një abstenim, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte shkarkuar nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahitin.
Inicimin e shkarkimit të Sahitit nga Këshilli Drejtues i UP-së e kanë kundërshtuar ashpër 19 organizata të shoqërisë civile.