image Intervistë me mbrojtësin e Gjilanit, Franc Veliu që kishte luajtur kundër Messit: Eksperienca më e bukur e jetës

Futboll

Futboll/ Intervistë me mbrojtësin e Gjilanit, Franc Veliu që kishte luajtur kundër Messit: Eksperienca më e bukur e jetës

news image

Mbrojtësi i Gjilanit, Franc Veliu është lojtari i vetëm në Superligën e Kosovës që ka luajtur kundër futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi.

Në vitin 2011, Argjentina luajti kundër Shqipërisë në një miqësore, ku fitues dolën latinët me rezultat 4:0.

Pjesë e formacionit të Shqipërisë atë kohë ishte edhe Franc Veliu që pati disa përballje me futbollistin argjentinas, Lionel Messi.

Franc Veliu dhe Lionel Messi

Në një intervistë për Gazetën Sinjali, Veliu tregon se ajo është eksperienca më e mirë në jetë dhe se e cilëson Lionel Messin si më të mirin në botë.

‘Unë mund të them që s’ka shpjegim. Është thjesht fantastike. Pata fatin e madh të luaj kundër një futbollisti që do ta cilësoja si më të mirin në botë. Është dhe do të mbetet eksperienca ime më e bukur e jetës’, u shprehë ai.

Tash, Veliu luan për skuadrën e Gjilanit. Ai u shprehë se Gjilani ka objektiv që të arrij në Kupat Evropiane.

‘Gjilani që në formimin e tij ka pasur qëllimet dhe objektivat e qarta, të luftojë për Kupat e Europës, pse jo dhe për kampion. Besoj se lufta do të jetë e hapur deri në fund të kampionatit’, shtoi ai.

Tutje, mbrojtësi i Gjilanit shtoi se gara për titull po bëhet e ashpër dhe beson se në garë për të fituar Superligën do të jenë më shumë se katër skuadra.

‘Të them të drejtën, lufta po bëhet shumë e ashpër, besoj se në garë do të jenë më shumë se dy ekipe. Katër ekipet e para do të luftojnë deri në fund për titullin kampion, duke parë se diferenca e pikëve është shumë e afërt’, tha Veliu.

Për momentin të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar në Kosovë për shkak të koronavirusit.

Veliu beson se kjo pauzë nuk është aspak në favorin e lojtarëve dhe se do të ndikoj në formën e futbollistëve.

‘Sigurisht që për një futbollist një pauzë e tillë nuk është aspak në favor të tij. Unë respektoj dhe zbatoj rregullat që janë vendosur nga shteti. Të gjithë duhet t’i zbatojmë ato. Pjesën më të madhe të kohës unë po e kaloj në shtëpi’

Padyshim që çdo pauzë e papritur, ndikon në formën e një futbollisti. Stafi jonë teknik, na ka dhënë programe individuale për t’i zbatuar çdo ditë sipas hapësirës kohore që mund të kemi’, përfundoi Veliu.

Në dy ciklet e para të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Ballkani prinë me 44 pikë, Drita është e dyta me 43 pikë, pozitën e tretë e zë Gjilani me 41 pikë dhe top katërshën e mbyll Prishtina me 41 pikë po ashtu.

Pasi të rregullohet gjendja në Kosovë, do të rifilloj Superliga e Kosovës që pritet të jetë shumë interesante në ciklin e tretë./Gazeta Sinjali/