Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 7 tetor. Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri tha se për GP të AAK-së është e rëndësishme që pika e parë është interpelanca për ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Interpelanca do të jetë për vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave, për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë verës dhe poashtu për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë. Për neve, roli i qeverisë është të ndihmoj Kosovën në situata të vështira dhe jo ta pengoj punën e komunave e po ashtu të bëjë presion tek administrata shtetërore në forma të ndryshme”, u shpreh ai pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha se deputetët do të diskojnë edhe për ligjin për zyrtarët publik.
Këtë ligj, Tahiri e cilëson si “ndërhyrje flagrante”, e cila thotë se nuk ka ndodhur më parë.
“Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejt në stafin dhe shërbyesit civil përmes cënimit të kontratave për catkimin e afateve që bie ndesh me Bashkimin Evropian”, përfundoi Tahiri./GazetaSinjali/