image Interi konfirmon lëndimin e Calhanoglut

Futboll

Interi konfirmon lëndimin e Calhanoglut

news image

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim dhe do të humbasë ndeshjen e fundit të Serie A përpara pushimit këtë fundjavë.

“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua testeve mjekësore në Institutin Humanitas në Rozzano sot”, tha Interi në një deklaratë zyrtare.

“Testet zbuluan se mesfushori turk ka ndrydhur këdhokullën e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”.

Reprezentuesi turk u prezantua në pjesën e dytë të fitores 2-0 të Interit ndaj Viktoria Plzen të martën.

Ai ka hyrë në vitin e dytë në klub me një gol dhe një asistim në tetë paraqitje në të gjitha garat.

Calhanoglu iu bashkua Interit si agjent i lirë nga Milani në vitin 2021, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024.

Nerazzurrët vizitojnë Udinese në Dacia Arena të dielën dhe Calhanoglu ka të ngjarë të zëvendësohet nga Henrikh Mkhitaryan.

Ish-mesfushori i Romës ishte nisur në vend për reprezentuesin turk kundër Viktoria Plzen në mesjavë.

Nerazzurrët kanë fituar 12 pikë në gjashtë ndeshjet e para të Serisë A dhe janë një pikë prapa Udineses së Andrea Sottil, një nga skuadrat më befasuese në ligën e parë të Italisë në këtë pjesë të parë të sezonit.

/GazetaSinjaliSport/