image Pas 7 viteve, Inaki Williams humbet një ndeshje me Bilbaon shkaku i lëndimit

Futboll

Pas 7 viteve, Inaki Williams humbet një ndeshje me Bilbaon shkaku i lëndimit

news image

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, do të humbasë një ndeshje për klubin e tij për herë të parë në gati 7 vite.

Skuadra e Bilbaos luan sot si mysafir ndaj Celta Vigos në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga.

Në formacionin startues nuk është paraqitur sulmuesi Williams, si pasojë e një lëndimi, shkruan Sinjali Sport.

Pas gati 7 vitesh dhe 251 ndeshjeve radhazi, Williams tani do të humbasë një ndeshje në La Liga me Athletic Club pasi nuk do të përfshihet kundër Celta Vigos për shkak të dëmtimit të muskujve.

Hera e fundit që ai nuk luajti ishte 7 Prill 2016 kundër Malaga.

Ky njëherit mbetet rekord për më së shumti ndeshje të luajtura radhazi nga një lojtar në histori të La Ligas.

/GazetaSinjaliSport/