image Interesim i madh: Vetëm 6 orë pasi dolën biletat, shiten mbi 4 mijë bileta për ndeshjen Ballkani - Sivasspor

Futboll

Interesim i madh: Vetëm 6 orë pasi dolën biletat, shiten mbi 4 mijë bileta për ndeshjen Ballkani – Sivasspor

news image

Ballkani gjatë ditës së sotme ka njoftuar për shitjen e biletave për ndeshjen e katërt të grupeve të Ligës së Konferencës.

‘Portokallinjtë’ do të presin klubin turk Sivasspor në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” të enjten e ardhshme, më 13 tetor.

Ndeshja e zhvilluar në Turqi ndaj klubit turk doli të ishte historike për klubin kosovar, pasi e arriti fitoren e parë në grupe të Ligës së Konferencës, diçka që asnjë klub tjetër kosovar nuk e kishte bërë më parë.

Me këtë fitore, klubi suharekas tani ka një shans të mirë për t’i kaluar grupet, ku qëndron lidere e grupit, me pikë të barabarta me të tri skuadrat tjera, por me golaverazh më të mirë të shënimit të golave.

Kjo ka bërë që interesimi të jetë i jashtëzakonshëm për ta parë Ballkanin në “Fadil Vokrri”, ku po e dëshmon edhe shitja e biletave në mënyrë masovike.

Siç mëson Gazeta Sinjali brenda burimeve të klubit, vetëm rreth 6 orë masi dolën në shitje biletat, tashmë janë shitur mbi 4 mijë.

Nga klubi portokalli thonë se ata presin qe brenda dy ditësh të shiten të gjitha biletat, në një afat rekord.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 40 euro (në zonën VIP është i përfshirë Cateringu).

/GazetaSinjaliSporti/