image Interesim i madh i aplikantëve për ushtarë, FSK ka një njoftim me rëndësi

Siguri

Interesim i madh i aplikantëve për ushtarë, FSK ka një njoftim me rëndësi

news image

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se për shkak të kërkesave të shumta, Policia dhe gjykatat nuk po mund t’i pajisin me certifikata kandidatët për ushtarë.

FSK ka njoftuar se aplikacionet për ushtarë do të pranohen edhe pa certifikatë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për shkak të kërkesave të shumta për pajisje me certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës nga kandidatët për rekrut në FSK, jemi njoftuar se Gjykatat dhe Policia nuk mund t’iu përgjigjen fluksit të madh të kërkesave për pajisje me këto dokumente në afatin e paraparë të konkurrimit”.

“Andaj i njoftojmë të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë se aplikacioni i tyre do të pranohet edhe nëse nuk i kanë certifikatën nga Gjykata dhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Këto dy dokumente, kandidatët duhet t’i sjellin gjatë fazës së testimeve. /Gazeta Sinjali