Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar raportin e saj të fundit të inteligjencës lidhur me situatën në Ukrainë.
Sipas raportit, forcat ruse kanë bërë përparim minimal këtë javë dhe forcat ukrainase rreth Kievit dhe Mykolaivit vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e rusëve për të rrethuar qyetet, raporton The Guardian – transmeton Gazeta Sinjali.
Inteligjenca britanike njofton se qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar dhe objekt i granatimeve të rënda ruse.
OKB-ja tani thotë se numri i refugjatëve që ikin nga konflikti në Ukrainë tashmë ka tejkaluar 3.2 milionë. Ky numër do të vazhdojë të rritet si rezultat i agresionit të vazhdueshëm rus.