image "Intelektualët" kampionë edhe jashtë fushe, dedikim emocionues pas fitores së sotme

Futboll

“Intelektualët” kampionë edhe jashtë fushe, dedikim emocionues pas fitores së sotme

news image

FC Drita ka mposhtur Gjilanin sot me rezultat 2-3 dhe ishte një festë e “zjarrtë” pas ndeshjes, por ata nuk harruan që të bëjnë një dedikim emocional për ekonomin e klubit.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, “Intelektualët” ia dedikuan fitoren ekonomit të klubit, Naser Sylejmanit i cili po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë, shkruan Sinjali Sportiv.

Postimi i plotë i FC Dritës, pa ndërhyrje:

Fitore ne sitlin e KAMPIONIT

Klubi jonë këtë fitore në DERBI ja dedikon ekonomit tonë NASER SYLEJMANI cili po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë!

Forca NASKI, emblema e Klubit

/Sinjali Sportiv/