image Instituti Ndërkombëtar i Mediave godet Qeverinë: Retorikë toksike dhe fushatë shpifëse ndaj gazetarëve

Politikë

Instituti Ndërkombëtar i Mediave godet Qeverinë: Retorikë toksike dhe fushatë shpifëse ndaj gazetarëve

news image

Një delegacion nga Instituti Ndërkombëtar i Mediave në kuadër të platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka qëndruar për dy ditë në Kosovë ku edhe është njohur për së afërmi me situatën në vend.

Në një artikull të publikuar pas gjithë takimeve me kryeredaktorë mediash dhe gazetarë, nga IPI (International Press Institute” kanë konsideruar se presioni politik, retorika toksike dhe fushata e shpifjeve ndaj mediave rrezikon të minojë progresin e lirisë së medias në Kosovë.

‘Organizatat ndërkombëtare për lirinë e mediave dhe të gazetarëve theksojnë se retorika toksike, fushata e shpifjeve kundër mediave,  financimi i pamjaftueshëm i transmetuesit publik dhe mungesa e transparenca rrezikon të minojë progresin e bërë në depolitizmin e transmetuesit publik, trupave rregullatorë dhe kornizës ligjore për ambientin mediatik në Republikën e Kosovës.

Në këtë artikull gjithashtu janë specifikuar edhe shqetësimet e përfaqësuesve të medias, për retorikën përçarëse dhe fushatat shpifëse të drejtuara ndaj gazetarëve nga disa politikanë dhe zyrtarë publikë, përfshirë edhe nga partia që drejton vendin.

“Përfaqësuesit e medias vunë në dukje si një shqetësim të veçantë se retorika përçarëse dhe fushatat shpifëse të drejtuara ndaj gazetarëve nga disa politikanë dhe zyrtarë publikë, përfshirë nga partia qeverisëse, po krijon një klimë në rritje armiqësie kundër medias. Ata thanë se këto sulme verbale dhe përpjekje nga figurat politike për të përçarë komunitetin gazetaresk, ose për të portretizuar media të caktuara si aktorë politikë, mund të çojnë në kërcënime, ngacmime në internet dhe dhunë fizike”, thuhet ndër të tjera.

/GazetaSinjali/