image Instagram sërish me ndryshime, vjen me një opsion të ri

Teknologji/ Instagram sërish me ndryshime, vjen me një opsion të ri

news image

Njëri ndër rrjetet sociale më të përdorura në botë padyshim që është Instagram.

Ky rrjet siç duket së fundmi ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore në mënyrën e përdorimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas largimit të opsionit “Following”, Instagram ka vendosur të shtojë opsionin “On this day”, i cili do të ju mundësojë të postoni fotografi apo video të vjetra.

Ky opsion i kthimit në kohë do t’i jap më shumë fleksibilitet këtij rrjeti dhe pritet të jetë i dobishëm, pasi jo çdokush ka çdo ditë diçka për të ndarë me ndjekësit.

Imazhet apo videot e publikuara më herët do të keni mundësi t’i kërkoni vetëm me anë të një klikimi./Gazeta Sinjali/