Mijëra përdorues të Instagram kanë raportuar se kanë probleme me aplikacionin. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botën.
Arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin”, thuhet në një njoftim të Instagram në Twitter.
Deri më tani, më shumë se 4,000 probleme janë regjistruar në DownDetector, prej të cilave 1000 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo nuk ka prekur të gjithë përdoruesit por vetëm disa llogari për një arsye që ende nuk dihet por sipas Meta-s po punohet që ky problem të zgjidhet se më shpejt të jetë e mundur dhe gjithçka të vijojë normalisht, shkruan Daily Mail, e cila ka kontaktuar me kompaninë në lidhje me problemin.