image "Instagram" do t'i fsheh pëlqimet që nga java e ardhshme në SHBA

Teknologji/ “Instagram” do t’i fsheh pëlqimet që nga java e ardhshme në SHBA

news image

Njëra ndër platformat më të përdorura në të gjithë botën është padyshim rrjeti social Instagram.

Ky rrjet tash e sa kohë ka filluar të testojë disa shtete me fshehjen e pëlqimeve, pasi që ato po konsiderohen se po shtyjnë njerëzit të konkurojnë me të tjerët, si dhe po shkaktojnë humbje të vetëbesimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi testi për fshehjen e pëlqimeve do të aplikohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i Instagramit, Adam Mosseri.

Ai ka thënë se pëlqimet nuk do të mund t’i shohin personat e tjerë, por vetëm ata që e kanë bërë postimin.

Testit fillimisht iu nënshtrua Kanadaja për të vazhduar me Irlandën, Japoninë, Brazilin, Zelandën e Re e Australinë./Gazeta Sinjali/