Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, do të raportojë sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, raporton Gazeta Sinjali.
Mbledhja në të cilën do të raportojë Ramadani do të fillojë në orën 10:00.
Komisioni i udhëhequr nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, muajin e kaluar mbajti mbledhje me dyer të mbyllura./Gazeta Sinjali/