Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, do të raportojë sot në Komisioni Parlamentar për mikëqyrjen e AKI-së.
Ramadani do të raportojë në këtë komision lidhur me hetimin e pretendimeve që ish-ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka lënë kasafortat me dokumente konfidenciale hapur.
Kasaforta përmban dokumente shumë komplekse për sigurinë kombëtare. Po ashtu, pritet që në këtë raportim të flitet për sigurinë e përgjithshme në Kosovë./Gazeta Sinjali/