Në trotuarin e rrugës “Fehmi Agani” në Gjakovë, inspektorët komunalë e kanë parkuar veturën midis trotuarit, kështu duke detyruar këmbësorët që të ecin në rrugë.
Pamjet janë dërguar në redaksi nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali.
Nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre, megjithatë parkimi i veturës në pjesët e dedikuara për këmbësorë nuk është i lejuar. /Gazeta Sinjali/