image Inspektorët e Prishtinës dalin në teren, kontrollojnë bizneset nëse po u përmbahen rregullave

Kosovë

Sociale/ Inspektorët e Prishtinës dalin në teren, kontrollojnë bizneset nëse po u përmbahen rregullave

news image

Inspektorët e Komunës së Prishtinës sot kanë dalë në terren për të kontrolluar lokalet nëse po u përmbahen vendimeve të institucioneve lidhur me masat kundër përhapjes së koronavirusit,

Kështu ka njoftuar kryeinspektori, Adonis Tahiri përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Tahiri ka theksuar se duhet të mbahet pastërtia, qytetarët të jenë të pajisur me masa mbrojtëse dhe të jetë distanca mes njerëzve që presin.

“Gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë. Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë ‘merre me vete’, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina. Inspektorët po i kontrollojnë lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Pastërti, masa mbrojtëse, distancë mes njerëzve që presin. Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më heret mund të kthehemi në normalitet”, ka shkruar Tahiri. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10222395456257862