Me vetura zyrtare, disa inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës kanë shkuar në restorantin ‘Xeni Imperial’ në Gjakovë, në të cilin u organizua një ndejë me shumë të ftuar.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali raportojnë se inspektorët kanë qëndruar në ndejën që pati shumë mish e pije edhe pas orës 22:30, orar ky që me vendim të Qeverisë është i ndaluar të dilet nga shtëpia.
Inspektorët që paguhen me taksat e qytetarëve të Kosovës, të cilët e kanë për detyrë të ndërhyjnë në organizimet që janë në kundërshtim me masat kundër përhapjes së koronavirusit, kanë shkelur vetë rregullat në Gjakovë.
Shihni pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/