Inspektorët komunalë janë parë sot në një nga sheshet e Prishtinës, ku kanë marrë aksion kundër shitësve ambulantë.
Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se Inspektorati ua ka konfiskuar mallin shitësve ambulantë në shesh.
Muaj më parë Komuna e Prishtinës zhvilloi një aksion të njëjtë, ku të gjithë shitësit u larguan nga sheshi “Nëna Terezë”, pasi që ata po vepronin aty pa leje.
Ndryshe, sheshet e kryeqytetit janë mbushur me shitës ambulantë dhe veprimtari të tjera ilegale, duke bërë që Inspektorati shpesh të konfiskojnë mallra në atë pjesë.