Inspektorati i Punës ka marrë vendim që ta kthejë në punë ish-kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.
Inspektoratit i Punës ka konstatuar se vendimi i Bordit të Përkoshëm të Postës së Kosovës, është në kundërshtim me ligjin.
“Obligohet punëdhënësi, Posta e Kosovës, të ndërmarrë këto masa. Të anulohet vendimi me nr.prot.01-720/20, të datës 14.04.2020, të Postës së Kosovës, dhe të njoftojë Inspektoratin e Punës, brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra në eliminimin e parregullsive juridike të konstatuara”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës.
Sipas vendimit të Inspektoratit, ish-kryeshefi Shefqet Avdija, duhet të rikthehet në pozitën që ka pasur brenda 8 ditëve, pavarësisht ankesave që mund të bëhen.
Ish-kryeshefi Shefqet Avdija, së bashku me Behxhet Maliqin, zyrtar kryesor Financiar i Postës, janë shkarkuar më 10 prill nga Bordi i Përkohshëm i kësaj ndërmarrje i emëruar nga Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Avdija pas shkarkimit kishte thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij dhe të Maliqit./Gazeta Sinjali/