image Inspektorati mbyll të gjitha bizneset në Ferizaj që nuk e respektuan vendimin e qeverisë

Kosovë

Inspektorati mbyll të gjitha bizneset në Ferizaj që nuk e respektuan vendimin e qeverisë

news image

Komuna e Ferizajt ka mbyllur lokalet të cilat nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për masa të reja kundër koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i kësaj komune, Albion Sherifi i cili tha se vendimi i Qeverisë është zbatuar në përgjithësi.

“Ka pasur mungesë të informacionit te disa prej bizneseve në kuptimin e llojit të veprimtarisë, mirëpo përgjithësisht është zbatuar vendimi i Qeverisë për mbyllje”, ka thënë Sherifi.

Sipas një njoftimi të Komunës së Ferizajt thuhet se qysh në orët e para të mëngjesit gjashtë ekipe të inspektoratit kanë dal në terren për ta monitoruar gjendjen.

“Qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, 6 ekipe të Inspektoratit të Komunës kanë dal në terren. Arsye e këtij aksioni është monitorimi i zbatimit të vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës që urdhëron mbylljen e të gjitha bizneseve përjashtimisht ushqimoreve dhe farmacive”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/