Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka nisur një aksion në lokalet e kryeqytetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Qëllimi i vetëm i këtij aksioni, sipas Tahirit, është ruajtja e shëndetit publik.
“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/