image Inspekcioni 'në aksion', kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave

Kosovë

Njoftim/ Inspekcioni ‘në aksion’, kontrollon bizneset për dezinfektimin e hapësirave

news image

Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, për të parë nëse po i’u përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve lidhur me situatën e Covid-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas njoftimit, bizneset do të kontrollojnë nëse janë të dezinfektuara hapësirat, karrocat shportat dhe mbajtja e distancës.

“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat… Mbane distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse!  “Fitorja” ndaj pandemisë, është në duart e secilit prej nesh. Sa më të kujdesshëm që jemi, aq më shpejt e kalojmë këtë sfidë të përbashkët!”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222245657392984&set=a.10200216001345351&type=3&theater