image Inspektorati ndalon rrënimin e lokaleve me kulm azbesti në afërsi të gjimnazit "Xhevdet Doda"

Siguri

Inspektorati ndalon rrënimin e lokaleve me kulm azbesti në afërsi të gjimnazit “Xhevdet Doda”

news image

Lokalet në afërsi të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë gjatë ditës së sotme ka filluar të rrënohet, duke mos respektuar asnjë masë mbrojtëse, shkruan Gazeta Sinjali.

Një qytetar ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale ku shkruan se ky objekt ka kulm azbesti dhe njëkohësisht nuk po respekton asnjë masë.

Ky material me të cilin është ndërtuar kulmi i këtyre lokaleve është kancerogjen.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Inspekcionit Komunal, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se pasi kanë marrë informatën se një rrënim i tillë është duke ndodhur, ua kanë ndërprerë punën kompanisë.

“Është ndërprerë rrënimi, sot kur e kemi marrë informatën. Në këtë rast janë ndërprerë punimet dhe është udhëzu me e çmontu kulmin pa e thy”, ka thënë ai për Sinjalin.

May be an image of outdoors and text that says "POLICE"

/Gazeta Sinjali/