image Insiston Tahiri: Kam fakte se gjatë verës ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19

Politikë

Insiston Tahiri: Kam fakte se gjatë verës ka pasur fshehje të rasteve të vdekjeve nga COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i qëndron prapa deklaratës së tij se gjatë verës janë fshehur rastet e vdekjeve nga COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Madje, ai thotë se posedon dëshmi se është bërë një gjë e tillë.

“Atë deklaratë që e kam dhënë, qëndroj prapa saj dhe në çdo kohë jam i gatshëm të dëshmoj”, theksoi Tahiri.

Mirëpo, ai thotë se deri tani, ndonëse është shprehur i gatshëm të dëshmojë, nuk është kontaktuar nga institucionet e drejtësisë.

“I qëndroj asaj deklarate që e kam dhënë, kam fakte, kam emra”, theksoi Tahiri në T7.

“Ne që tre vjet paguajmë shërbimet e varrimit për qytetarët e Vushtrrisë dhe kemi statistika të sakta të numrit të vdekjeve vit për vit. Rritja e numrit të vdekjeve në Vushtrri në dy vitet e fundit është 40 për qind, më shumë sesa mesatarja e 10 viteve të fundit. Këto të dhëna i kemi edhe me Bashkësinë Islame sepse ata i kanë të dhënat e 10 vjetëve të fundit”, thotë Tahiri.

“E kam diskutuar me IKSHPK-në pse po vdesin qytetarët e Vushtrrisë, a keni ndonjë shpjegim? Jo të gjithë janë deklaruar se kanë qenë nga Covid-19, por nuk kemi shpjegim për këtë rritje të madhe të numrit të rasteve në krahasim me mesataren e 10 vjetëve”, theksoi ai./Gazeta Sinjali/