image Insigne i lumtur me golin dhe fitoren, meritat ia atribuon Mancinit

Futboll

Insigne i lumtur me golin dhe fitoren, meritat ia atribuon Mancinit

news image

Italia avancoi në gjysmëfinale me golat e Nicolo Barellas dhe Lorenzo Insignes, dhe ky i fundit në fakt shënoi një gol të bukur.

Duke folur në konferencën për shtyp pas takimit, Insigne deklaroi se atmosfera në Kombëtare e ka bërë që paraqitja e tij dhe niveli i tij të rriten, duke luajtur më mirë.

“Kombëtarja më ka dhënë mundësinë që të shprehëm në mënyrën më të mirë, mjafton të shikoni golin që shënova, jam shumë i kënaqur për golin por edhe për skuadrën, sepse në çdo ndeshje po demonstrojmë që jemi një grup fantastik dhe kjo është meritë e zotërisë (Mancinit)”, tha ai.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu, sepse mendoj që nuk kemi fituar asgjë ende dhe ka ende punë për të bërë dhe tani duhet të rikuperojmë energjitë që i kemi shpenzuar sot për tu përballur me një kundërshtar të fortë”, tha Insigne.

“Jam i kënaqur për golin, unë e provoj atë shpesh dhe nganjëherë Mancini më thotë: ‘ E shoh që të njohin provo ta përfundosh gjuajtjen më shpejt’, por nganjëherë nuk ia dal, por kjo shkoi mirë dhe jam i kënaqur dhe siç e përsërita, tani duhet të vazhdojmë tutje sepse ka ende punë për të bërë”, përfundoi Lorenzo Inzigne. /Gazeta Sinjali Sporti/