image Injorim total i masave antiCOVID nga partitë politike gjatë 30 ditëve fushatë

Politikë

Injorim total i masave antiCOVID nga partitë politike gjatë 30 ditëve fushatë

news image

30 ditë ka zgjatur fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku do të garojnë 89 subjekte politike, prej tyre 32 parti politike dhe do të votojnë mbi 1.8 milion qytetarë. Ndërsa nesër është heshtje zgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali.

Përgjatë këtyre 30 ditëve, masat antiCOVID u ‘avulluan’. Partitë politike i shkelën me të dy këmbët këto masa, duke e rritur rrezikun e shpërndarjes së infeksionit.

Madje, masat i shkeli edhe partia që është në pushtet e që i miratoi vetë ato. Lëvizja Vetëvendosje ka shkelur vazhdimisht masat kundër COVID-19 gjatë të bërit fushatë nëpër komuna të ndryshme në Kosovë.

Mirëpo as partitë opozitare nuk ia ‘lanë lehtë’. PDK, LDK, AAK, AKR e Nisma nuk iu përmbajtën këtyre masave gjatë 30 ditëve të fushatës.

Jo vetëm që mblodhën qytetarë të shumtë, por edhe fotografitë e tubimeve këto parti i shpërndanë në rrjetet sociale.

LDK në Podujevë
VV në Podujevë
PDK në Skënderaj
Nisma në Malishevë
AKR në Prishtinë
AAK në Deçan

Të dielën, me fillim nga ora 07:00, të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund t’ia mësyejnë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin dhe një asamblist të komunës ku jeton. Vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00.

/GazetaSinjali/