image Infermierja e Infektivës - Kurtit: A thua me ba me vdekë, a munden me më varrosë me 60 euro

Shëndetësi

Infermierja e Infektivës – Kurtit: A thua me ba me vdekë, a munden me më varrosë me 60 euro

news image

Infermeria e Kujdesit Intensiv në Klinikën Infektive në QKUK, Rija Hashani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 60 eurove si shtesë për punëtorët shëndetësorë.

Hashani, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për dy vite, më shumë ka pasur kontakt me virusin COVID-19 se sa me vajzën dhe familjarët e saj, derisa e ka pyetur Kurtin se me vdekë a do të mund të varroset me 60 eurot e ndara për të.

Hashani, ka shkruar se kësaj here po i shkruan kryeministrit Kurti në cilësinë e pacientes, duke lënë të nënkuptohet që është e infektuar me koronavirus.

Ajo ka përmendur se edhe mallin që ka pasur për vajzën e saj, duke thënë se gati për dy vjet e ka larguar atë e nuk ka pasur mundësi që t’i ofroj kujdes, nga frika se do ta infektoj.

Tutje, ajo ka shtuar se “Po punojmë me një pagë jo dinjitoze  dhe jo e mjaftueshme për mbijetesë në kushtet dhe çmimet e Kosovës, por kjo është OK sepse e kem nënshkruar me vet dëshire për të bërë punën tonë humane që nuk ka çmim që e paguan mundin e një infermieri në ketë vend ferri të jetës”.

Postimi i plotë i saj:

Leter per Kyeministrin Albin Kurti

Nera tu rrit ka met me than o burri dheut se per juve rritet vetem rroga

Un si Infermiere e Klinikes Infektive Kujdesit Intenziv po te drejtohem ty bash ty ty ty z.Kryeminister Albin Kurti dhe minister i Shendetesi Z.Arben Vita qe shum vite i patem syte ka nje drite qe do vij dhe shpresum ne shum gejeshtra qe nga pas lufta dhe lojra qe u bene dhe u than ne mundin e te gjithe Infermierve.

Po punojm me nje page jo dinjitoze dhe jo e mjaftushme per mbijetes ne kushtet dhe qmimet e Kosoves por kjo eshte OK Sepse e kem nenshkruar me vet deshir per te bere punen tone humane qe nuk ka qmime qe e paguan mundin e nje Infermieri ne kete vend ferri te jetes.

Pikërisht po ju shkruaj nga kl.Infektive ku edhe jape kontributin tim me shum mantill bardhe qe sa vite jo vetem nga pandemia por ne cilesin e Pacientes kesaj here.Kl.Infektive eshte kl.qe sherben per trajtimin e shum semundjeve Infektuse dhe te rrezikshme per ne si personel qe mund te jemi bartes potencial i rrezikut per qdo infeksion edhe tek femijet dhe familjaret tane por prap OK sepse vete na ka qellu fati me punu ktu edhe pa frike qe besa por kurr nuk jemi dalluar nga kl.tjera me asgje pos nje rrezikshmerie me te lare te punes qe kurr nuk na u pagua as edhe te vetmin 1cent…
Kryeminister po bahen gati 2 vite qe jemi ne nje lufte me nje armik qe nuk po e shofim.Kryeminster ndoshta per keto 2 vite me shum pata kontakt me kete virus vrases se me femijen tim dhe familjart e miO kryeminister mka marr malli me nejt shlir me familje mos tute qe po i infektoj mi perqafu me heke kete mall per ta me dal shlir market mos mu tut kojshija prej meje se po punoj ne infektiv.

Askush nuk po e kupton sakrificen tone e as ti o kryeminister e as kengetarte qe nuk kan mujt me mush gjepin me pare per keto 2 vite .Po thuaj se te gjithe musafirt e dasmave i patem edhe ne por ju sherbyem pa para pa kosto te larte ….qe te ngopen njerzit e uritur ne para.Kryeminister ke pas rastin me pa me sy e tut vet para pandemis kur ishte gripi derrit po thuaj saketesisht afro 3 vite se besoj qe ke harru qysh na ke pa tu punu ktu ne Kujdes Intenziv e din shum mir qfar pune bejme edhe qfar detyra qe nuk jane ndoshta per ne edhe ne qfar kushte.

Ndoshta eshte koha me na falenderu por jo kshtu o burr i dheut…. kom prit shum nga ti qe ke me ba per ne si nje komunitet qe jem bazike ne ofrimin e sherbimit shendetesor per jeten e pacientave .

Z.KRYEMINISTER shlir po e perqafoj vajzen time po rri po lozi me ta se qe besa mkish pas marr malli more kryeminister gati 2 vjet tu e largu vajzën pa mujt me.i ofru kujdesin.e mamesi se tu u tut po e infektoj e ma ne funde kesaj frike i erdh fundi dhe qe ty dyja rezultuam pozitiv besa te 3 edhe bashkshorti u infektu tashte tamam si familje po e bejem jeten se qe 2 vite me frike ankthe tu u largu.

Prej fiĺlimit te pandemis jeta jone si komunitet infermieror ndryshoj total e sidomos per ne ne kl.Infektive se ne fillim u tutshin me kalu ngat nesh te gjitha .

O kryeminister e o minister a ja vlen more qka po thuni ju per 60 ero qe po doni me naj dhan gjeth kjo sakrific ky mall ky stres psiko-fizik qka po thu ….As rroga tasht spo na del me ba naj vizite te mjeku per unaza se krejt ato pacienta i kapem me duart tona duke i vendos ne shtrata duke i ushqyer duke u ndrru pampersin …

kryeministër sa qesa te zeza i vendosem ne arkivole sa mundi e ndjersa u ba per me i shpetu sa here po na kujtohen skenat e ketyre tmerreve ..Ku me shku te psikologu o kryeminister se jena lodhe menxi po vim pune e po shkojm nshpi me pushu e mat lodhta po vim edhe 60 ero a me pagu kontrolle te Ortopedi PsikologuOrl se vesht prej zhurmave te aparatave na ka blloku kem fillu mos me ni tjeter gje vetem alarmat e aparatuse se intenzives edhe jasht klinikes po na bajn ne vesh e naten tama po na nxen gjumi mbas gjith ksaj lodhje po na bon alarmi ne anderr e po qohemi dej po kfjellna me dit ku jam pom del krejt gjumi e po zbardh drita e tone diten npune qysh me punu …..

KRYEMINISTER pa pushim jem qe 2 vite Ti bile qysh kalove a pushove hiq edhe kta kengetart tash kan ba pare po shkojn pushime e per NE …NE… NE…A KA PUSHIM edhe roboti lodhet edhe akrrepat e ores ndalen se hargjohen baterit e NEEEE… NEEE NEEEE kur me pushu a po me thuani JUUUUUU…..

Marren mat madhe qe e keni ba u qute i shkpute kontratat puntorve qe punuan pa hezitar ne as nje raste dhe u jam shum falenderus ndaj tyre por ndjej keq ardhje per ta qe paten fatin.me perjetu kete ferr e mos mu ponsu por me u debu nga puna dhe profesioni.

Por mos u bane merak qe kan.met pa pune o Kryeminister se shumica kishin me ike ne gjermani bile kan shku kogjo do qe jan kane e tashte ne kete konkurs nuk i ki me apliku e me punu pa shtesa e pa kujdestar.

Qa me ba o Kryeminister me qeto 60 ero shtese se tashte qe kam rezultuar POZITIV ne Covid-19 spo di qa me ble Spo ma mbulon as rroga as shtesat per sherimin tim as te femijes e as te bashkshortit REMDESEVIRIN e bleva po sma pagujn rroga e SHTESAT e tuatNENQMUESE a thua kur ki me siguru kete Ampull se boll familjart e blejten e ku jan tjerat sene o Kryeministër …..Buka qe na serviret si puntore por edhe si pacient spo na mane se 2 veze pak mermelad e djath .Ku me punu 12 ore pune me kete ushqimi …Ku mu sheruar me gjeth kete terapi me kete ushqimmmm….. MARRE MARRE O KRYEMINISTER.

Kryeminister faliminerit shum nera tu rrit edhe rroga se per juve gjith po ka buxhet mu rrit se nuk mbesim NE ne lemoshen tuaj Me kete na nenvlersuat na nenqumat dhe poshteruar para profesionit toni dhe uniformes qe bartim sikur te jemi lypesar .

Por dije nje gje se ne do vazhdojm punen me dinjitet humanizem dhe perkushtim per te gjithe pacientet….

E them kete por shpresoj qe te mposhte edhe un kete viruses vrases se spi dihet Heren e pare qe u infektiva kesh ma e fort perballova dhe dola faqe bardhe shpetova.

E tasht spo di bre kryeminister qysh kam me kalu a po pshtoj a jo se valla jam lodhe shum shum prej pune e pa pushim me ka nxan dyqysh lodhte po hajr qofte Ishalla mundi im ndaj pacientev qe kam bere me shpëton tek Zoti sepse shpresa ne kete vend nuk mbaje tek askush tjeter.

E Zhgenjyer thelle me dhemb shpirti ne qfar vendi jetojm dhe se jeta ime o kryeminister Po VLEJAKA 60 ERO

Jo qe po lypi ma shum as qeto 60 ero spo i duuuu…. se vetem Zoti e pagun mundin tone ne kete kohe por pom dhem shpirti qysh bash 60ero po kushtojka jeta ime ….Ma mir me shite njane veshk po kushtojka ma shtrejt se krejt jeta ime

Athua me ba me vdeke sa po i marrka vajza ime qe mbet pa perkujdese prinderore ka sa i keni nda se sdi a mujn mem varros me 60 ero mdoket kushton ma shtrejt gati harrova kryeminister.A thua valle a mi vazhdone shtesat edhe rrogen qe me i siguru asaj mbijetes se ashte vogel 2 vjet sun punon.

Sepse shum mantille bardhe nuk munden te mposhtin kete viruse e nuk di hiq qa po bajn fmija tyne a po kan me hanger a po interesohet naj kush sepse jemi ne lufte dhe ne mantille bardhet konkretisht Infermieret jemi ushtria e kesaj betej qe do e fitojm se shpejti e ata qe u ndane fizikishte nga ne jane HERONJET e kesaj lufte qe e bene te vetem mantillebardhet pa perkrahjen e as kujt.

Shpresoj te me ngrohe dielli ne nje dite me te mire se kto qe perjetova .

/GazetaSinjali/