image Infermieri u ther me mjet të mprehtë në Klinikën e Urologjisë

Siguri

Infermieri u ther me mjet të mprehtë në Klinikën e Urologjisë

news image

Gjatë ditës së sotme, një infermier është plagosur në vendin e tij të punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, tha për Gazetën Sinjali se infermieri është therur me mjet të mprehtë gjatë orarit të tij të punës në Klinikën e Urologjisë.

Havolli ka njoftuar se kjo sindikatë do të dalë në një konferencë për media pas pak, për të dhënë detaje tjera rreth këtij rasti./Gazeta Sinjali/