image Infermierët kërkojnë rritje pagash, i kujtojnë qeverisë skandalin e 2 milionëshit: 18 euro janë pak

Shëndetësi

Infermierët kërkojnë rritje pagash, i kujtojnë qeverisë skandalin e 2 milionëshit: 18 euro janë pak

news image

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë përmes një postimi në Facebook, kanë kërkuar rritje pagash për ndërrimet e natës, punës gjatë vikendit dhe festave.

Ata po ashtu i kanë kujtuar kryeministrit, Avdullah Hotit dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, skandalin e vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga thesari i shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Besojmë se është koha që asnjë infermier të mos i përgjigjet ftesës për punë me COVID-19, derisa të rritet pagesa e ndërrimeve të natës. Nga 18€ në 36€ rritje është implikim buxhetor shumë i vogël për shtetin, ka mundësi më e vogël se transferi 8 minutësh nga Ministria e Infrastrukturës prej 2 milion eurove”, thuhet në postim.

Po ashtu, në postimin e kësaj sindikate thuhet që përderisa kryeministri, ministri i Shëndetësisë, SHSKUK dhe QKUK të dalin dhe të lavdërohen se çfarë pune të mirë dhe sa mirë po e menaxhojnë pandeminë, janë ata të cilët vazhdimisht po përballen me pacientët me koronavirus, madje shtuan se edhe shumica prej tyre janë infektuar e disa prej tyre madje kanë ndërruar jetë.

“Pandemisë me COVID-19 duket se fundi nuk do i vjen tani së afërmi. Fundi i ka ardhur vetëm durimit të infermierëve të cilët dërgohen për punë me pacientë me COVID-19, infektohen derisa disa prej tyre edhe humbën jetën, duke u shërbyer pacientëve të infektuar në mënyrë që kryeministri, ministri i Shëndetësisë, SHKUK dhe QKUK të dalin dhe të lavdërohen se çfarë pune të mirë dhe sa mirë po e menaxhojnë pandeminë”, thuhet ndër të tjera në postimin e sindikatës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=670698723583477&id=327639611222725