image Infektologu Valbon Krasniqi flet pas përballjes me COVID-19

Kosovë

Infektologu Valbon Krasniqi flet pas përballjes me COVID-19

news image

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka folur rreth përballjes së tij me koronavirusin, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi që tashmë është shëruar u shpreh se 14 ditët e vetizolimit nuk ishin aq të lehta për të. Ai bëri të ditur se në javën e parë kishte disa probleme më serioze ndërkohë që pastaj gjatë javës së dytë filloi të përmirësohej.

“Për fat të mirë kalova këtë sëmundje duke qëndruar në shtëpi. Nuk kisha nevojë për shërbim spitalor. Megjithatë ishte një periudhë prej më shumë se dy javësh jo edhe aq shumë e këndshme. Kisha disa probleme pak më serioze gjatë javës së parë ndërkohë që pastaj gjatë javës së dytë vetëm fillova të përmirësohem dhe të kem një shërim më të shpejtë”, tha Krasniqi për RTV Dukagjini.

Ai u ka bërë thirrje edhe një herë qytetarëve për kujdes dhe zbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Të ju them të drejtën nuk është gjë e lehtë virusi prandaj ne vazhdojmë të bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat dhe të mos vijnë në kontakt me virusin”, shtoi Krasniqi.

/Gazeta Sinjali/